Kryesore

Maratona ndërkombëtare, ja akset rrugore të cilat do të bllokohen

14:46 - 27.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zhvillimi i Maratonës ndërkombëtare do të mbajë të bllokuara disa akse rrugore, për rreth një orë e 30 minuta, në fashat orare nga ora 19:00-20:30.




Sipas njoftimit të Bashkisë së Pogradecit, drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰.

Kjo maratonë me mbi 500 pjesëmarrës nga mbi 25 vende të botës do të zhvillohet pikërisht në qytetin e Pogradecit.

Njoftimi i Bashkisë së Pogradecit:

Në kuadër të organizimit të Maratonës Ndërkombëtare @marathon_enkelana  datë 29 Korrik 2023 ju lajmërojmë se do të bëhet bllokim i përkohshëm i aksit nacional Lin-Pogradec dhe Qafë Plloçë-Pogradec:

Bllokimi për 1 orë e 30 minuta në fashën orare 19⁰⁰-20³⁰

Në të dyja drejtimet e lart përmendura, pra në sensin kur vjen nga Tirana dhe nga Korça.

Gjithashtu të bllokuara do të jenë edhe rrugët e qytetit deri në përfundim të maratonës.

Të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të lutur të marrin masa për të mos lëvizur në këtë orar në rrugën nacionale pra nga ora 19⁰⁰ deri në orën 20³⁰.

WhatsApp Image 2023-07-27 at 14.23.30 (2)WhatsApp Image 2023-07-27 at 14.23.30 (1)WhatsApp Image 2023-07-27 at 14.23.30WhatsApp Image 2023-07-27 at 14.23.29 (1)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.