AKTUALITET

“U hap kapaku i pusetës së inceneratorit inekzistent të Tiranës”- Deputetja e PD: Zoto dhe Mërtiri s’mund të serviren si pronarë të vërtetë

14:10 - 02.08.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, duke theksuar se më në fund u hap kapaku i pusetës.




Sipas Zhupës, ‘SPAK nuk mund t’ju servirë si pronarë të vërtetë Zoton dhe Mertirin, kur me firmat dhe vulat e tyre te tille mund te provohen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi’.

Deputetja demokrate u shpreh se SPAK nuk mund të paraqesë si pronarë Zoton dhe Mërtirin, pasi kokat e inceneratorit janë në pushtet.

Reagimi i Zhupës

Vetëm dje, pas vitesh denoncime të Partisë Demokratike, përballje me forcën e provave dhe fakteve, padive në SPAK, më në fund u hap kapaku i pusetës së inceneratorit inekzistent të Tiranës.

Partia Demokratike vlerëson çdo masë dhe vendim për zbatimin e ligjit.

Por, Partia Demokratike deklaron se sekuestrimi i inceneratorit te Tiranes behet dy vite pasi pronaret e tij, fiktiv apo ne letra, jane shpallur ne kerkim dhe në fakt, kjo mase ndryshe nga dy të tjerët, djegesi i Elbasanit dhe Fierit as qe mund të kryhet, sepse në Sharrë nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka as sot incenerator. Letrat dhe kompania e Zoto-Mërtirit mund të sekuestrohen.

Njoftimi që SPAK beri tregon edhe hetimin e veprës penale “shpërdorim detyre” një vepër që nuk i përket as Zotos, as Mërtirit, dy individë qe me se shumti jane vetem aksionerë dytesorë te sipermarrjes Rama- Veliaj.

“Shperdorimi i detyres” ju takon Edi Rames, Erion Velise dhe anëtarëve te tjere te organizates kriminale qe ngriten si sipermarrje te tyre djegsat, dhe realizuan vjedhjen e shekullit.

SPAK nuk mund t’ju servirë si pronarë të vertetë Zoton dhe Mertirin, kur me firmat dhe vulat e tyre te tille mund te provohen Edi Rama, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi etj.

Zoto dhe Mërtiri nuk mund te ndryshonin praktiken e trajtimit te mbetjeve ne Tirane, nuk mund te dergonin sic ka derguar Erion Veliaj kater shkresa per miratimin e koncensionit, nuk mund të tjetërsonin para nëse qeveria dhe bashkia nuk do jepte para për djegie plehrash kur djegës nuk ka.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, të përpunuara nga Open Data Albania, në periudhën 4 Prill 2018 – 12 Qershor 2023, Bashkia Tiranë ka kryer 150 transaksione me vlerë 56.6 milionë euro për llogari të kompanisë “Integrated Energy BV SPV”. Këto 56.6 milion euro dhe të tjera që jepen akoma vidhen nga taksat e qytetarëve, hiqen nga buxheti i shtetit dhe nuk kryejnë asnjë funksion.

Të gjitha ata që sot janë në burg apo në kërkim ndërkombëtar i quanin sukses inceneratorët, të njëjtën refren mbajti edhe Veliaj, që mesa duket e kupton që fijet e inceneratorit që nuk ekziston shkojnë detyrimisht te ai.

Do të mjaftonte ky paragraf i auditimi të KLSH të vitit 2021 që SPAK të shikojë përgjegjesit, sic i shikon cdo shqiptar: “Aktualisht çmimi i paguar 29 euro/ton nuk është çmimi real i shërbimit që kryhet, pasi kjo tarifë përfshin edhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk është kryer deri me sot. Pavarësisht mos kryerjes të procesit të trajtimit të mbetjeve, Bashkia Tiranë ka vijuar të kryejë pagesat e plota të tarifës për këtë shërbim”.

SPAK nuk mund të anashkalojë mënyrën se si u bë gara për djegësin e Tiranës, si iu dha bonusi prej 8 pikesh 9 muaj para se te regjistrohej kompanisë fituese, e cila u regjistrua vetem një ditë para lidhjes së kontratës, si rastësisht me te njëjtët pronarë përfitues me Elbasanin dhe Fierin. Spak nuk mund te injoronte si u shpreh në emër të Keshillit te Bashkise dhe qarkut Tiranë, ne menyre antiligjore Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, si nisi pa incenerator dhe si vazhdon po pa incenerator pagesa e 29 eurove për ton?!

Qeveria e Ramës dhe Bashkia e Tiranës e Veliajt kanë vepruar të koordinuar si një organizatë e struktuar kriminale, ku vendimet përgatiteshin nga zyra private dhe ekzekutoheshin në zyra publike. SPAK duhet t’i lidhë zyrtaret, siç janë të lidhur me njëri- tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama. Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.