Kronikë

I dehur në timon shkakton aksidentin me vdekje, arrestohet 60 vjeçari

12:02 - 03.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 60 vjeçar është arrestuar pasi i dehur në timon ka shkaktuar një aksident me vdekje në autostradën “Elbasan-Tiranë”.




Mësohet se shtetasi me iniciale I. D., duke udhëtuar me mjet është përplasur me makinën që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë 58 vjeçarja me iniciale E. V., pasagjere në automjetin që drejtohej nga  34 vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën “Elbasan-Tiranë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V.

Po si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë dëmtuar shtetasi I. V. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.