Kronikë

Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçares/ Armanda Pushani kishte probleme me alkoolin dhe motrën e saj, familjarët tentuan të fshihnin ngjarjen

09:30 - 03.09.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën, ku një 37-vjeçare mësohet se është vrarë me thikë nga e motra.




Mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës (2 shtator) në rrugën “Hajdar Hidri” në kryeqytet.

 

 

Familjarët e viktimës, Armanda Pushani, sipas uniformave blu, e kanë raportuar vdekjen e saj si natyrale, por pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se 37 vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një thikë.

Pas hetimeve u zbulua se autore e dyshuar ishte e motra, Marsela Pushani. 40-vjeçarja është vendosur në prangat e policisë dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje dhe praprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 11:40, është marrë njoftim se në rrugën “Hajdar Hidri”, shtetasja A. P., 37 vjeçe, kishte ndërruar jetë dyshohet për shkaqe natyre.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe pas konstatimit të trupit të pajetë të shtetases A. P., 37 vjeçe, e cila fillimisht është raportuar si vdekje natyrale nga familjarët, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara në lidhje me rastin, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen Marsela Pushani, 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen Armanda Pushani, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, teksa ka arrestuar dhe autoren e dyshuar. Policia ka shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur pas një sherri mes tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.