AKTUALITET

Shqiptarët shpëtojnë grekët! Dy emigrantë në Larisa u vijnë në ndihmë me varkën e tyre 800 banorëve

22:39 - 10.09.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marsel Rabeli djali i i Pjetër Rabelit nga Mirdita dhe dhëndri i tij Kreshnik Shyti nga Kukësi janë bërë heronjtë e qytetit të Larisës pasi me varkën e tyre për më shumë se dy ditë e gjysëm kanë transportuar nga njëra pjesë e qytetit që po përmbytej në anën tjetër më shumë se 800 banorë që ndodheshin në rrezik në shtëpitë e tyre.




Në një komunikim telefonik për Top Channel, Marseli që ka 22 vjet në Greqi prej moshës 7 vjeç, ka treguar se duke pasur eksperiencë nga shërbimi ushtarak në përdorimin e gomones ka bërë të mundur bashkë më Kreshnikun të ndihmonin bashkëqytetarët e tyre.

Në ditën e 6 të të përmbytjeve që shkaktoi stuhia Daniel në Greqinë qëndrore numri i viktimave ka shkuar në 15./top chanel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.