BLUETOOTH

Pasi konfirmoi lidhjen me vajzën misterioze, Kristi Aliaj zbulon se si u njoh me partneren: Ishte shumë spontane…

09:36 - 10.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banori i “BBV” Kristi Aliaj disa ditë më parë konfirmoi lajmin se ka rigjetur dashurinë, ndërsa tregoi se lidhja është serioze dhe së shpejti do të fejohet.




Së fundmi gjatë një interviste për revistën “Bordo”, ai ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

Teksa u pyet nga gazetari se si është njohur me partneren e tij aktuale, Kristi tha se janë takuar me njëri-tjetrin krejt rastësisht në një galeri në Petrelë.

Ne u njohëm në një galeri në Petrelë. Ishte shumë spontane, ajo ishte pas meje dhe po drejtohej për te galeria, për ku isha nisur dhe unë. Aty filloi afrimi, kuptuam që nuk ishte thjesht një pëlqim i rastit.

Të paktën unë nga ana ime, e them me siguri që ajo që ndjeva ishte më shumë sesa një tërheqje e momentit. Që në shkëmbimin e fjalëve të para, mënyra sesi flisnim për jetën e për tema të ndryshme, u ndje rehatia dhe të përbashkëtat që ne kishim me njëri-tjetrin”– tha ai.

krist aliaj7

Nga ana tjetër përsa i përket pyetjes se sa rëndësi ka për të pamja fizike te një vajzë, Kristi tha: “Shumë! Fiziku flet për gjenetikën, për të kaluarën, të tashmen, të ardhmen dhe pasardhësit. Për mua ka rëndësi edhe mënyra si ajo e trajton fizikun e saj; si vishet, si i kreh flokët, parfumi që përdor, sa rëndësi i kushton lëkurës etj, shtoi ai, duke nënkuptuar që këto kanë qenë gjërat e para që ka vënë re tek partnerja e tij.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.