BLUETOOTH

“Ke qëllim të më poshtërosh po unë nuk jam tabelë qitje”-Debati i ashpër mes Ronaldo Sharkës dhe Olta Gixharit: Ti kapesh me mua për vëmendje që të shtysh edhe një natë më shumë…

11:10 - 21.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatori Ronaldo Sharka mbrëmjen e djeshme ka debatuar rëndë me Olta Gixhari gjatë spektaklit “Dancing with the Stars”.




Pasi ish-banori i “BBV” mbaroi performancën, Olta e cila është në jurinë e konkursit të kërcimit komentoi kërcimin e Ronaldos teksa tha se nuk do ta favorizojë më atë, pasi nuk i shkon kërcimi.

“Kërcimi mu duk më interesant se ai i kaluari. Kishte më shumë qëndrueshmëri, me thënë të drejtën unë e kam favorizuar pak Ronaldon në netët e kaluara me pikët, por nuk do ta bëj më. Unë mendoj që ti je nga ato personazhe që nuk të shkon shumë kërcimi”, u shpreh Olta.

Kaq ka mjaftuar që Sharka të “shpërthejë” ashpër ndaj aktores.

“Si nuk të shkon ty karrigia e Dancing. Ti ke dy javë që merresh me mua dhe hapat. Ti me mua nuk je marrë me aktrimin, por je marrë me hapat kur ti nuk din të nuk di të hedhësh hapa. Nëse je aq profesioniste të ftoj në mes të skenës, siç bën me të preferuarit e tu, Eni Shehu seks bomba jote. Princi jot Roert Toçe dhe demi jot i tërbuar Armaldo. E kam nisur këtë ‘Dancing with the Stars’ Bora për të treguar ty dhe të gjithë shqiptarëve që çfarë  se çfarë ndodhi në ‘Big Brother’ mbeti në ‘Big Brother’ dhe unë i lash të gjitha pas. Dhe ky është një kompeticion i ri kërcimi dhe super i investuar. Ti Olta jo vetëm që si ke lënë pas por bën edhe humor të tepruar.  Jam prekur dhe e kam përjetuar shumë keq komentin e sanduiçit, sepse nuk kam ardhur këtu të gjykohem. Ronaldo nuk është tabelë qitje. Unë e di sa komentohem për peshën time”, tha Ronaldo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.