BLUETOOTH

Çfarë po ndodh mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës? Ja detaji që ngriti aludime për…

18:44 - 23.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vajza e Elia Zaharias dhe Princ Lekës ka festuar ditëlindjen e 3-të.




Siç është zakon për ditëlindje urimet ishin mjaft emocionuese.

Por diçka po bën zhurmë në rrjet një detaj ishte ndryshe, Princ Leka nuk u pa në festën e ditëlindjes së të bijës, ku prezent krah Elias ishin vetëm familjarët e saj. Për më tepër, në postimin e Elias nga festa e ditëlindjes së të bijës, nuk përmendet askund Princi apo mungesa e tij .

Një detaj tjetër që kërcet në marrëdhënien e çiftit është mungesa postimeve në rrjete sociale, ndryshe nga më parë në profilet e njëri-tjetrit në Instagram.

Madje Princ Leka ka marrë pjesë në disa ceremoni zyrtare, gjithashtu edhe në gëzime familjare, pa Elia Zaharian. Nuk ka ndodhur më parë që Princi të marrë pjesë pa partneren e tij, në ceremoni të familjeve Mbretërore të shteteve të ndryshme.

Këto janë thjesht disa detaje ndryshe në rrjetet sociale që po bëjnë buj , por nga Princi dhe nga Elia nuk ka asnjë reagim.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.