BLUETOOTH

“Jam pesë muajshe shtatzënë me Turin”- Orinda Huta merr lajmin e papritur, por si reagoi moderatorja për “tradhtinë” dy vjeçare të bashkëshortit të saj?

10:39 - 26.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.




Së fundmi moderatores i është ngritur një “kurth” gjatë një telefonate në emisionin “Ndryshe”.

Moderatorja e emisionit e ka telefonuar Orindën duke pretenduar prej dy vitesh është në një lidhje me bashkëshortin e saj, Turin ndërsa vazhdoi se ky i fundit e ka ndërprerë marrëdhënien me të që nga momenti që ajo i ka thënë se pret një fëmijë nga ai.

Megjithatë Orinda Huta i drejtohet moderatores që i ngriti “kurthin” duke i thënë se “fëmijën nuk duhet ta heqësh është mëkat, është sikur të vrasësh një njeri”, madje shprehet e gatshme që t’ia rrisë fëmijën.

Më pas prezantueses iu është treguar se kjo ishte vetëm një shaka ndaj saj. Orinda Huta dhe Turjan Hysko kanë një fëmijë së bashku, vajzën Atara.

Pjesë nga biseda

Moderatorja: Unë jam Erjola, jam një e njohur e Turit. Unë e njoh Turin që para dy vitesh nga këshilli bashkiak dhe këtë numërin tënd e mora nga ai.  Ka dy javë që më ka bolluar numrin edhe kur e marr me numëra të tjerë ma mbylll dhe më tghitë që nuk dua që të këm të bëj më me ty.

Orinda: Po pse të ka bllokuar moj xhan?

Moderatorja: Pasi u njohëm vite më parë nisëm një lidhje të fshehtë.

Orinda: Të ka bllokuar çuditërisht ë? Shumë mirë ka bërë!

Moderatorja: Tani më ka bllokuar se i tregova që jam pesë muajshe shtatzënë dhe këtë ja thashë para dy javëve kur ai më bllokoj.

Orinda: Sa keq më vjen për ty. Kur të mundesh që të lidhësh me Turin lidhu kur të duash dhe gjeni gjuhën e njëri-tjetrit.

Moderatorja: S’kam si lidhem sepse ai nuk pranon të flasë me mua të paktën të mbajë përgjegjësi për fëmijën. Unë këtë fëmijë nuk do ta heq jo është e sigurt.

Orinda: Patjetër fëmijën nuk duhet ta heqësh është mëkat, është sikur të vrasësh një njeri.

Moderatorja: Vetëm nëse unë do të vijë në shtëpinë tuaj dhe do të lërë ty atëherë ose do të lëjë ty pastaj.

Orinda: Ça do të më lësh bebin? E mbaj s’ka problem.

Moderatorja: Do të lërë ty.

Orinda: Nuk do më lërë mua do e lëjë unë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.