AKTUALITET

“Dua drejtësi”- Shqiptari merr 5 litra benzinë dhe tenton t’i verë flakën prokurorisë, alarmohen autoritetet në Itali!

20:45 - 15.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 60-vjeçar shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën postbllokut në hyrje të Prokurorisë së Monzës. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm (15 nëntor) rreth orës 07:00.




Shqiptari ka spërkatur me pesë litra benzinë hyrjen e Prokurorisë, ndërsa roja i sigurisë ka ngritur alarmin.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë ndaluar para se të vinte zjarrin.

Nga informacionet e para mësohet se shqiptari me precedentë të vjetër penal kërkonte “drejtësi” për një çështje civile, me gjasë të lidhur me ish-vendin e tij të punës.

60-vjeçari është dërguar në komisariat ku edhe është marrë në pyetje për të sqaruar ngjarjen.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.