Kronikë

(Video) Plagosja e tre të rinjve grekë, dalin pamjet e konfliktit me dy shqiptarët. Dyshohet se autorët janë arratisur në Shqipëri

18:38 - 17.12.23 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e tre të rinjve grekë, në orët e para të mëngjesit së të shtunës, jashtë një lokali nate në Athinë.




Mediat greke raportojë se autoritetet kanë identifikuar autorët nëpërmjet kamerave të sigurisë si dhe i ka shpallur në kërkim.

Dyshohet se dy shqiptarët janë anëtarë të një bande kriminale që është përfshirë në të kaluarën në  vrasje, vjedhje , si dhe trafik droge.

Konflikti mes dy shqiptarëve dhe një grupi të rinjsh grekë, të cilët ishin nga ishulli i Kretës, ka nisur kur këta të fundit kanë bërtitur në drejtim të një fuoristradë tip “Range Rover” që po kalonte aty. Dy shqiptarët  kanë zbritur nga makina luksoze duke iu drejtuar grupit të të rinjve.

Tre prej grekëve kanë filluar të debatojnë me dy shqiptarët dhe brenda pak sekondave ka nisur një konflikt fizik. Në këtë moment njëri nga shqiptarët nxjerr armën dhe qëllon me gjakftohtësi, fillimisht të riun që ishte më agresiv, më pas edhe dy të tjerët.

Mësohet se dy prej të plagosurve të cilët janë edhe vëllezër janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa shoku i tyre është gjithashtu i shtruar në spital, por me lëndime më të lehta.

Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët janë të njohur për policinë greke pasi janë pjesë e një grupi kriminal që merret me mbrojtjen e klubeve të natës. Madje dyshohet se ata kanë marrë pjesë edhe në vrasjen e një 40-vjeçari shqiptar po në Athinë në fillim të këtij viti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.