Kronikë

E rëndë/ Nëna e një djali 18 muajsh! 24-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie nga çatia e shtëpisë

18:02 - 19.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytezën e Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili ku një nënë e re shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike.




Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja Ambra Seferi kishte dalë nga shtëpia kur iu mbyll dera nga brenda dhe më pas tentoi që të hynte brenda përmes dritares së çatisë, pasi brenda shtëpisë ndodhej djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë dyvjeçare, vajza e shoqes.

Për fat të keq, ajo u rrëzua nga çatia dhe pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale, 24-vjeçarja ndërroi jetë.

Ambra kishte mbërritur në Itali dy vjet më parë dhe vdekja e saj la komunitetin lokal të tronditur dhe të pikëlluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.