BOTA

“Kërkojmë të informohemi!”- Familja e Liridona Ademajt kërkon takim urgjent me Prokurorinë: Askush s’na ka kontaktuar

17:42 - 20.12.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares që u vra në një atentat më 29 Nëntor në fshatin Bërnicë të Prishtinës, i është drejtuar me një letër Prokurorisë, përmes së cilës ka kërkuar një takim urgjent për informim rreth rastit.




Letra është publikuar nga vetë vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili ka deklaruar se deri më tani nuk është informua se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kanë nga raportimet në media.

“Ju njoftojmë se sapo i jemi drejtuar prokurorisë për një takim urgjent që të informohemi rreth rastit të vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Ne jemi thellësisht falenderues për punën e bërë deri më tani nga policia dhe prokuroria. Mirëpo, jemi të shqetësuar që deri më tani prokuroria nuk ka kontaktuar fare me neve. Ne ende zyrtarisht nuk jemi informuar se kush është prokuror i rastit dhe informacionet e vetme i kemi nga raportimet në media.

Ne duam të sqarojmë që nuk kërkojmë qasje në informacione konfidenciale mirëpo kërkojmë që si familjarë të jemi të informuar, e drejtë kjo e garantuar ligjërisht”, ka shkruar Ademaj.

Për vrasjen e Ademajt i dyshuari kryesor si porositës i vrasjes është bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ndërsa ekzekutuesi Granit Plava. Të dy ndodhen në paraburgim me vendim gjykate, ndërsa pranë tyre ndodhet dhe nipi i Murselit dhe një i katërt i përfshirë, për të cilin nuk janë dhënë detaje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.