Kronikë

I jepet lamtumira e fundit Gëzim Sinomatajt! I ati i 23-vjeçarit do të marrë pjesë në varrim, kush është “Buzëderri” dhe përfshirja e tij në botën e krimit

10:42 - 09.01.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sokol Sinomataj, ose i njohur ndryshe si “Buzëderri”, do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij, Gëzim Sinomataj, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës në në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës më 7 Janar.




23-vjeçarit do t’i jepet sot lamtumira e fundit dhe varrimi do të bëhet rreth orës 11:00.

Burimet e policisë thonë se prezent në ceremoninë mortore do të jetë edhe babai i tij Sokol Sinomati, i cili ka marrë lejen e posaçme nga burgu dhe pritet të jetë në varrim shoqëruar nga policia.

Gëzim Sinomataj dyshohet se është është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Buzëderri, anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës.

Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomataj, më 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.