Kronikë

E prezantonte si gruan e katërt dhe e shfrytëzonte të miturën për prostitucion gjykata cakon “arrest me burg” për mjekun kirurg, Dervish Hasi

10:32 - 20.01.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit në burg për mjekun Dervish Hasi që abuzoi me një të mitur.




Dervish Hasi shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, për një periudhë kohe 2-vjeçare.

E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.

Hasi kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi, ndërsa të miturën e kishte njohur që kur ajo ishte 14 vjeçe.

Sakaq, Dervish Hasi është një person i njohur për policinë.

Me profesion mjek, ai ka qenë edhe i hetuar nga SPAK, pasi prokuroria kishte dyshime se mjeku ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.