BLUETOOTH

VIDEO/ “Do vjedhin dhe do të gënjejnë sërish”- Dashamir Shehu: Shqipëria do të bëhet kur të ulet numri i katundarëve

11:09 - 11.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një video është publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet deputeti dhe kryetari i LZHK-së Dashamir Shehu duke thënë se problem i Shqipërisë janë ‘katundarët’, që sipas tij janë 45% e popullsisë.




Shehu i cili duket se është nën efektin e alkoolit, deklaron Shqipëria do të bëhet kur të ulet numri i katundarëve në 25%.

Më tej ai shton se ata do të vjedhin dhe gënjejnë sërish por të paktën nuk do e shkatërrojnë Shqipërinë.

Biseda:

Shehu: Unë po të them që mos shit mend kot! Ja ta them unë ty, Franca ka 9% katundar

Bashkëbiseduesja: Po këtu sa kemi?

Shehu: Këtu kemi 45% katundarë dhe ne do të bëhemi kur të mos jenë më 45% por 25%. Do vjedhin prap katundarët, do rrejnë do bëjnë, por të paktën nuk do e shkatërrojnë Shqipërinë. Prandaj nëse do me e dit ti e…

Bashkëbiseduesja: Po kush janë këta katundarët?

Shehu: Katundarët që janë bërë me lekë! Këta që janë nga i njëjti vend. A do me e zhvilluar Shqipërinë?

 

@newsmedia.albania21“Do vjedhin dhe do të gënjejnë prap”/ Dashamir Shehu ofendon shqiptarët: Ky vend do të bëhet kur të ulet numri i katunarëve

♬ original sound – newsmedia.albania21

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.