Kronikë

I shpallur në kërkim për operacionin ‘Metamorfoza’, arrestohet në Dubai Denis Bajri Brajoviç

10:46 - 27.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet në Dubai Denis Bajri Brajoviç. 
Ndaj Brajoviçit është lëshuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, ku falë përgjimeve të SKY-t flet me mbretin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj.




Denis Brajoviç ka qenë subjekt i OFL-së, pasi u hetua për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, njofton Policia e Shtetit.

Ai i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër dhe më pas është liruar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë rreth vitit 2019, duke u lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.