Kronikë

Bie zjarr në një servis automjetesh në Shkodër, ja dyshimet e para

08:07 - 28.02.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër është përfshirë nga flakët.




Zjarri në servisin në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale G. P., ka rënë rreth orës 05:35. Dyshohet se është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Si pasojë e flakëve janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit dhe pjesërisht një automjet.

Njoftimi i policisë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.