BLUETOOTH

Rike Roci tregon historinë e përndjekjes nga polici: Ma ka nxirë jetë për dy vite…

18:42 - 26.03.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Konkurrentja e Big Brother Vip 3, Rike Roci, ka rrëfyer me banorët e tjerë historinë e përndjekjes nga një polic, tek i cili kishte shkuar për të denoncuar humbjen e dokumenteve.




Rike tregon se ai mori të dhënat nga denoncimi i bërë dhe e kishte përndjekur për 4 vjet. Ajo shprehet se polici dinte çdo lëvizje të saj, madje kur kishte patur një konkurs bukurie në Napoli, i kishte shkuar në hotel.

“Unë kisha humbur dokumentet dhe duhet të shkoja në hotel, por pa ato nuk të pranojnë. Në mes të natës shkova në polici për të bërë denoncim dhe me atë letër shkon në hotel. Por e di se çfarë më ndodhi? Kur shkon aty për denoncim, ti lë të gjitha kontaktet, emër, mbiemër, numër telefoni, adresë. Për dy vjet e kam pasur stalker policin. Ma ka nxirë jetën për dy vjet. E dinte çdo lëvizje timen. Ishte polic nga Milano, ndërkohë unë kisha një konkurs bukurie në Napoli. Ai erdhi aty në hotel”, tha Rike Roci.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.