BLUETOOTH

Tha se nuk do ta ndërpriste garën, por ndryshoi mendim brenda pak minutash! Jetmiri lë papritmas shtëpinë e Big Brother Vip 3: M’u bë gjyq publik

22:54 - 20.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jetmir Salaj, mbrëmjen e sotme në primen e Big Brother Vip 3, tha se ka vendosur që të mos largohet nga gara.




Ai tha se do ta vijonte qëndrimin në shtëpi, por pa folur me banorët.

“Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.

Por Vëllai i Madh nuk e pranoi vendimin me kusht të Jetmirit, kështu që ai ndryshoi mendje dhe vendosi të ndërpriste garën përfundimisht.

Në studio, ai falënderoi Big Brother për mundësinë e dytë që iu dha të bëhej pjesë e garës, ndërsa shtoi se iu bë qyqi publik, por pa dhënë detaje se për çfarë e kishte fjalën.

“Të gjitha veprimet e mia kanë ardhur në proporcion të asaj që kam ndjerë. Kam protestuar në mënyrën time që ajo që bëhet nuk është e drejtë, preferova të largohen. M’u bë gjyq publik. E mira vendimin, falemindrit për mundësinë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.