Kronikë

Dyshohet se abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij adoleshente, Gjykata e Durrësit merr vendimin për 47-vjeçarin

14:10 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për babain 47-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare.




Para togave të zeza, 47-vjeçari Bledar Rako nuk e ka pranuar akuzën, por arrestimi i tij u vlerësua i ligjshëm.

I akuzuari fillimisht u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata, më pas seanca u ndërpre, pasi 47-vjeçari ka thënë se ka avokatin e tij.

Ndaj 47 vjeçarit rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Kujtojmë se vajza e  mitur ka deklaruar se ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj, që prej moshës 10 vjeçare. Në fillim ka folur me psikologen e shkollës, duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale. Më pas e mitura është marrë në pyetje nga psikologët dhe ka rrëfyer që ka nisur në moshën 10-vjeçare, brenda në shtëpinë e tyre.

Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin, ndërsa vajza 14 vjeçare po i nënshtrohet ekzaminimeve.

“E ka kryer ne vijimësi për katër vjet kur nuk kanë qenë në shtëpi nëna dhe trë vëllezërit e motrat”, tregoi adoleshentja.

Nena e saj, e pyetur në polici tha se ‘nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë tek bashkëshorti’.

Nga ana tjetër, 48-vjeçari i akuzuar, nuk ka pranuar në polici asgjë akuzë të ngritur nga e bija.

“Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë”, tha ai para oficerëve të policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.