Ekspertët ndërkombëtarë të armëve kimike më në fund e inspektuan zonën, ku dyshohet të ketë ndodhur sulmi kimik pranë qytetit të Damaskut në Siri, i cili nxiti një krizë ndërkombëtare.
Ekipi i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) udhëtoi në qytetin e Doumës dhe mblodhi mostra dhe sende të tjera.
Javën e kaluar shtetet perëndimore bombarduan disa vende të qeverisë siriane për hakmarrje për sulmin e dyshuar më 7 prill.
Siria dhe Rusia, të cilat tani kontrollojnë Doumën, mohojnë se janë përdorur armët kimike.
Më shumë se 40 vetë thuhet se kanë vdekur më 7 prill. Përgjigjja e përbashkët ushtarake nga SHBA, Britania e Madhe dhe Franca u pasuan nga një sërë deklaratash nga Rusia, aleatja kryesore ushtarake e Sirisë.
Shfaq Komentet (0)