BLUETOOTH

Turjan Hysko: Ja ku do ta kalojmë muajin e mjaltit

09:25 - 29.07.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 Egla XHEMALI

Dasma e Turjan Hyskos dhe Orinda Hutës ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm mbrëmjen e së enjtes. Në një ceremoni madhështore, pas një historie 10 vjeçare, çifti i ka thënë “po” njëri-tjetrit. Të ftuarit specialë të çiftit kanë qenë shumë aktivë përgjatë gjithë mbrëmjes, teksa kanë postuar foto nga ceremonia me 300 të ftuar. Natyrisht që më shumë sesa gjithçka kjo dasmë ishte romantike, pasi çifti ishte kujdesur që çdo detaj të sillte detaje nga historia e tyre. E pas shumë tekstesh këngësh, më në fund i ka ardhur radha e moderatorit t’i bëjë një premtim me fjalët më të bukura gruas së tij. “Nuk kam frikë nga e ardhmja, sepse kam në krah një krijesë që shpresoj të jetë nëna e fëmijëve të mi të shumtë. Gjithë jetën do përpiqem vetëm që mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu dhe buzëqeshja që ke gjithmonë”. Në qiell të hapur, me një arredim ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim në dasmat vip në Shqipëri, dasma e Orindës dhe Turit i ngjau një spektakli gjigand dritash, ngjyrash dhe emocionesh. Nën dritën e hënës dhe të mijëra dritave të tjera të arreduara nga “Geraldina Sposa”, dasma kishte pamjen e një kopshti të mrekullueshëm si në përralla. Shumë shpesh përgjatë dasmës çifti është përlotur dhe me të drejtë, pasi dashuria e tyre po triumfohej në mënyrë më të bukurën e mundshme. Pika më kulminante e mbrëmjes ka qenë surpriza e Turit për bashkëshorten e tij. Një këngë dedikuar totalisht Orindës ka bërë që biondja bukuroshe, por jo vetëm, të përlotet. Por duket se ditën e sotme dritat janë fikur dhe ceremonia ka mbaruar, ndaj dyshja simpatike e ekranit do të ketë më shumë kohë për të pushuar. E si një çift i ri i sapomartuar, Orinda dhe Turi po përgatiten për muajin e mjaltit. Në një prononcim për “Bluetooth”, moderatori ka zbuluar destinacionet që do të përshkojnë përgjatë muajit të mjaltit. E nëse mendoni se çifti do të zgjedh të kalojë disa ditë pushime në një resort, gaboheni. Nga komunikimi ynë me moderatorin ai na ka zbuluar se, së bashku me bashkëshorten e tij do të ndërmarrin një udhëtim në disa nga destinacionet më të bukura të botës. Amsterdam, Bali, Tajlandë dhe Turqi janë vendet që çifti i sapo martuar do të vizitojnë përgjatë muajit të mjaltit. Duket se dyshja do të pushojë para rikthimit në ekran në shtator, ku të dy janë të angazhuar me emisionet e tyre. E duke marrë parasysh se të dy duan që të bëjnë shumë fëmijë, ne shpresojmë shumë që të marrim së shpejti një lajm të mirë.

Teksti i këngës së Turit për Orindën
Hajde flasim për më vonë, për atë që na pret
Ditë të mira, ditë të këqija, në të mirë dhe në të keq
Unë marr jetë nga ty, ti merr jetë nga unë
Bashkë u rritëm, bashkë do plakemi, do të dua dhe më shumë
Ndoshta do thyejmë pjata, ndoshta zgjojmë dhe komshinjtë
Rëndësi ka fundi i filmit, dhoma jonë, unë dhe ti, e di vetë ti
Gjithmonë si hera e parë, e mban premtimin, sytë t’i dua të gjallë
Më beso, Orinda, ndoshta kam edhe pak frikë,
kur të bëhemi tre, çfarë do të ndodhë me ne?!
Më kap paniku herë pas here, pastaj më kujtohesh ti
“Turjan kur ka dashni, gjithçka është mrekulli”, nga atje sipër
kam bekimin me ty në përjetësi
Të dua Orinda Huta, të dua dhe ti e di
Dua 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8 beba
Të dua, të dua, të dua, të dua sa të jetë jeta


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.