AKTUALITET

Policia ndjek një gomone, skafistët e braktisin në det

08:48 - 20.06.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që prej mbrëmjes së djeshme, Policia e Vlorës, ajo e Fierit, Delta Forcë dhe policia Kufitare kanë nisur një aksion pasi pikasën një gomone.




Aksioni ka nisur rreth orës 21:00, ku edhe filloi ndjekja e gomones, e cila është rreth 12 metra e gjatë me dy motorrë nga 300 kuaj fuqi secili.  Nga sa bëhet e ditur gomonia është ndjekur deri në afërsi të Darzes në Fier, ku edhe më pas është braktisur nga skafistët.

Nuk dihet ende kujt i përket gomonia dhe sa persona ishin në bord. Mendohet se gomonia do të përdorej për transportimin e lëndës narkotike, por gjithsesi, grupi hetimor po punon për kapjen dhe identifikimin e pronarëve të skafit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.