SPORT

Gareth Bale transferohet te Juventus?

16:13 - 29.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Cristiano Ronaldos, Juventus është gati të “rrëmbejë” një tjetër Galaktik nga Reali i Madridit. Fjala është për uellsianin Gareth Bale, i cili është gati të provojë një aventurë të re dhe Torino mund të jetë destinacioni i tij i radhës.




Një gjë të tillë e ka pohuar edhe agjenti i Bale, Jonathan Barnett, i cili për “Tuttosport” ka lënë gjithçka të hapur për një kalim në “Juventus Stadium”.

“Gareth është shumë i lumtur te Real Madrid, por nëse po flasim për të ardhmen atëherë asgjë nuk është e pamundur në tregun e transferimeve. Ronaldo ishte një humbje e rëndësishme për Real Madridin.

Gareth i pëlqente të luante me Cristiano, por ai është i lumtur sepse është në një klub të madh. Është e vërtetë se që prej transferimit të Ronaldos në Torino, yjet e futbollit kanë filluar të marrin në konsideratë Serie A dhe të fillojnë ta shohin atë në një mënyrë të ndryshme krahasuar me vitet e fundit“.-përfundoi Barnett.

Kujtojmë që Ronaldo u transferua te Juventusi gjatë merkatos së kësaj vere për shifrën e 105 milion eurove.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.