SPORT

Gjici: 3 vite burg janë pak, ndryshoni ose ikim…

12:25 - 11.03.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e mbajtur mes FSHF-së dhe qeverisë, presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka bërë të ditur se ata që dhunojnë qoftë presidentë apo tifozë duhet të dënohen me më shumë se 3 vite burg.




“Kemi ardhur për të folur për futbollin dhe them se dhuna në futboll na ka marrë në qafë ne këta 5 apo 10 palo tifozë dhe nuk kemi mundur dot që këta tifozë që prishin klimë t’i ndëshkojmë. Këta tifozë dhe ata presidentë që ushtrojnë dhunë të përgjigjen para ligjit.

3 vite burg janë pak, pasi kemi investuar për të bërë futboll dhe jo dhunë. Kërkojmë që afatet të jenë të përshpejtuar ose të tërhiqemi nga klubet dhe t’i mbajnë bashkitë. Ne që investojmë para nuk jemi pronarë. Asnjë nuk është pronar përveç Partizanit që është 100 % privat.

Mesa di unë presidenti i Flamurtarit ka investuar 8 milionë euro, por nuk është pronar i klubit. Sa i përket mosdeklarimit të rrogave është e vërtetë. Askush nuk deklaron kontrata të rregullta pasi nuk na njihet asgjë”, – theksoi Gjici.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.