AKTUALITET

Lista me emrat e fermerëve që përfitojnë nga 5 milionë euro

18:00 - 27.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Rreth 7700 fermerë kanë kaluar fazën e parë, për t’u bërë përfitues të fondit prej 5 mil-ionë euro të vënë në dispozi-cion nga Ministria e Bujqë-sisë në projektin e Skemave Kombëtare 2019. Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Ru-ral ka publikuar të dhënat, ku pjesa me e madhe e ap-likimeve kanë qenë për dorë-zimin e qumështit lëndë e parë në pikat e grumbullim-it për ferma me lopë dhe të imta ku dhe merret mbësh-tetje direkte. Sipas AZHBR-së, nga 7 masa në total, për këtë masë janë regjistruar 3223 aplikime, të ndjekura nga aplikimet për tufën bazë më të imta me 2298, 962 aplikime për bletarinë, 691 aplikime për mbjellje ull-injsh, 499 aplikime për ujitje me pika, 23 aplikime për përmirësim ullishtesh të degraduara dhe në fund listo-hen vetëm 4 aplikime për dorëzim prodhimi për anije peshkimi. Tashmë AZHBR ka hyrë në fazën e për-zgjedhjes, ku aplikantët du-het të dorëzojnë dokument-acion shtesë, si vërtetim për pagesën e sigurimeve sho-qërore koherente, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore ose ndaj AZHBR-së nëse kanë rezultuar debi-torë, ndërsa sipas masës kërkohen dhe dokumente specifike, si dokumentacion të plotë të pronësisë mbi tokën apo të marrjes me qira, etj. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit shtesë nga ana e fermerëve do të zgjasë deri më 7 qershor 2019. Plotë-simi i dosjes përtej këtij afati, do të rezultojë në skualifikim të aplikimit. Fondet që do të lirohen nga aplikimet e skualifikuara do të rialoko-hen dhe do të përdoren vetë për ata që plotësojnë doku-mentet deri më 7 qershor.




APLIKIMET E KUALIFIKUARA SIPAS MASAVE:

2298 aplikime – për tufën bazë dhe të imta
962 aplikime -bletari
691 aplikime- mbjellje e ullinjve
499 aplikime-ujitje me pika
23 aplikime- përmirësim ullishtesh të degraduara
4 aplikime-dorëzim prodhimi për anije peshkimi


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pese milion euro,jane totali qe do u shperndahet fermereve,apo,simbas titullit te shkrimin,fermeret qe do perfitojne nga pese milion euro.Pse nuk shkruani shqip,ashtu sikunder edhe flitni.Edhe ne deklaratat e pasurise se disa ministrave te rilindjes,,rremuja dominon,duke mos dale ne dukje,vlera e pasurise per sejcilin.

    Përgjigju ↓