AKTUALITET

Video/ Dalin pamjet e grabitjes në Fier, dy autorët hynë të pashqetësuar në pallat, dalin me çantat plot

12:04 - 29.01.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Ervis Kuçi ka siguruar për “BalkanWeb” video nga grabitja e ndodhur dy ditë më parë në qendër të Fierit, ku persona të maskuar kanë vjedhur banesën e një 40-vjeçareje.Nga kamerat e sigurisë, që gazetari Kuçi sjell shihen të gjitha lëvizjet e autorëve, që nga momenti kur hyjnë në pallat vetëm me çadra në duar, e deri kur largohen me çanta shpine e dore të mbushura plot me sende të vjedhura.




Siç shihet nga pamjet, grabitësit hyjnë në pallat me çadra, të cilat i mbajnë hapur edhe teksa ngjiten shkallëve, deri te dera e banesës që grabisin, në katin e nëntë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës, kur në banesë nuk ka pasur njeri, dhe pasi grabitësit janë siguruar që e zonja e shtëpisë nuk ndodhej aty, kanë hyrë brenda, duke marrë bizhu dhe para.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.