AKTUALITET

“Rritja ekonomike nuk do të thotë rritje rrogash e pensionesh”, Rama për krizën: Më e larta në rajon, ringritje e fuqishme pas rrëzimit

09:26 - 08.10.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama tha sot se rritja ekonomike me 18% në tremujorin e dytë të këtij viti nuk do të thotë rritje rrogash e pensionesh.




Duke iu përgjigjur një qytetareje mëngjesin e sotëm në një sesion pyetje-përgjigje, Rama tha se kjo rritje do të thotë se ekonomia po ringrihet me shpejtësi pas rrëzimit. Kreu i qeverisë deklaroi më tej se rrogat nuk rriten sipas dëshirës, po sipas rritjes së kapaciteteve ekonomike të vendit dhe ne i kemi rritur e do të vazhdojmë t’i rrisim ato, paralelisht me rritjen e këtyre kapaciteteve.

Ju e kini rrit ekonominë mor kështu thatë par tre ditësh.
Rama: Po është e vërtetë, 18% rritje në tremujorin e dytë, më e larta në rajon, si rezultat i një ringritjeje të fuqishme pas rënies dramatike nga pandemia. Por nëse komenti yt supozon ironikisht se meqë u rrit vërtetë ekonomia, atëherë duhet të rriteshin automatikisht rrogat e pensionet, përgjigja është jo, kjo nuk funksionon kështu, sepse kjo rritje do të thotë se ekonomia po ringrihet me shpejtësi pas rrëzimit, e jo po ngjitet 18% më lart sesa ç’ishte para se të rrëzoheshim.

Cfarë? krahasoni vendet e botës me Shqipërinë, rrogat janë skandal krahasuar me çmimet. Ngrini rrogat njësoj si ne vendet e tjera pastaj dilni e flisni për ekonominë, është absurde!

Rama: Sikur rrogat të ngriheshin me sustë e jo me punë të mundimshme dhe me durim, atëherë vende të pasura si Gjermania apo Franca do t’i kishin bërë nga 20 mijë euro për person ose të tjerët rreth nesh, në rajon, do t’i kishin çuar sa në Europë! Por ja që rrogat nuk rriten sipas dëshirës, po sipas rritjes së kapaciteteve ekonomike të vendit dhe ne i kemi rritur e do të vazhdojmë t’i rrisim ato, paralelisht me rritjen e këtyre kapaciteteve. Ndërsa krahasimi me vendet e tjera në rastin e energjisë, vlen sepse si Spanja, si Italia e po njësoj edhe Shqipëria, energjinë e blejnë me të njëjtin çmim që ka në bursën ndërkombëtare, e cila nuk pyet sa i kanë rrogat atje apo këtu. Ne nuk mund të ndryshojmë çmimin e energjisë, po sigurisht mundet e do të mbrojmë konsumatorin familjar nga rritja e papërballueshme e tij, sepse energjinë e blen dhe e shet shteti tek familjet. Ky është ndryshimi me çmimet e tjera, ato nuk i vendos qeveria, po i vendos tregu, kërkesa dhe oferta, vetëm në diktaturat komuniste çmimet i vendos qeveria.

Po ku krahasohesh ti me Spanjën e Gjermaninë? E di ti ça rroge ka populli prandaj ngrini rrogat e popullit lërini llafet!

Jo ne nuk mund t’i leme fjalët, sepse fjala është e Zoti dhe Zoti është fjala, siç thonë librat e shenjtë dhe fjala na dallon nga qeniet e tjera të gjalla duke na dhënë mundësinë të komunikojmë e të kuptohemi njerëzisht. Ndërsa llafet janë diçka tjetër, që s’ka lidhje me punën tonë, e cila komunikimin me njerëzit e ka mjet të pazëvendësueshëm. Në këtë rast nuk po krahasohemi me askënd, thjesht po informojmë publikun për rritjen e përgjithshme të çmimit të energjisë në tregun ku edhe Spanja, edhe Gjermania, edhe Shqipëria blejnë energji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.