AKTUALITET

Kombëtarja shqiptare mposhtet nga Katari në miqësore, lojë dinjitoze e kuqezinjve të futbollit vendas

20:26 - 09.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare shtë mundur 1-0 nga Katari në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Marbella të Spanjës. Ndryshe nga sfida me Arabinë Saudite, kësaj here kuqezinjtë nuk kanë arritur të marrin një rezultat pozitiv.




Në këtë sfidë Edy Reja kishte grumbulluar 98% të futbollistëve nga kampionati shqiptar. Ndonëse bënë një paraqitje dinjitoze, u mposhtën nga një gol.

Kuqezinjtë do të ndëshkoheshin në minutën e 37-të. Pas një penalltie të dhënë për Katarin, Albeoz Ali tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin Dajsinani, i cili hidhet në krahun e kundërt.

Pjesën e dytë Shqipëria e nisi në sulm dhe ishte pranë golit të barazimit me Herald Marku, që provoi nga distanca, por goditja e mesfushorit të Vllaznisë përfundoi ngjitur me shtyllën. Më pas ishte Turkaj që do t’i afrohej. Kuqezinjtë pretendojnë edhe për penallti, teksa pas protestave, trajneri Reja ndëshkohet me karton të verdhë. Kombëtarja shqiptare tentoi deri në fund të shmangte humbjen, por nuk ia doli dot.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.