AKTUALITET

“Akciza e birrës ka shkruar 34%”- Xhimi Begeja ngre shqetësimin: Po bie prodhimi vendas! Kemi 9 milionë litra import

07:51 - 24.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i  Shoqatës së Prodhuesve së Birrës Artizanale, Xhimi Begeja ka ngritur shqetësimin e uljes së prodhimit të birrës vendase dhe rritjen e importit, kjo sidomos pas rritjes së akcizës.




Gjatë një aktiviteti të organizuar nga AIDA, ai iu referua disa statistikave për 2023 në vendin tonë, ku siç u shpreh ka 9 milionë litra birrë importi dhe 6 milionë litra vendase.

Kjo i ka detyruar prodhuesit e birrës vendase që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për akcizën.

Referuar këtij fakti, Begeja u shpreh se i vjen ‘zor të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për fuçi birre, ndërkohë që ky institucion duhet të merret me probleme të tjera që ka Shqipëria’.

“Unë kam ardhur të bëj nja dy vërejte. Një gjë të hidhur dhe një gjë të ëmbël kam për të dhënë. Po e nis gjëja e hidhur njëherë, për punën e birrës. Unë përfaqësoj shoqatën e mikrobirrarive shqiptare. Jemi në një moment delikat krize. Ne jemi të ftuar nga Gjykata Kushtetuese dhe do më vijë zor që të shkoj në GJK për fuçia birre, kur Gjykata Kushtetuese ka plot hallë të tjera që ka Shqipëria. Pse? Sepse nuk merremi vesh ne, nuk ulemi në tavolinë për të bërë një marrëveshje xhentëllmenash që kaq I takon shtetit, kaq na takon ne, kaq është kostoja, kaq është kjo kaq është ajo.

Atëherë unë do ju them dy gjëra: Duke u nisur nga statistikat e fundit, birra ime prodhohet shqip. Si prodhohet shqip? Malton e marr në Çeki, lupun e marr në Gjermani, majanë në Holandë vetëm ujin kam nga Puka. Pse po e them këtë? Po e them me shumë keqardhje. Për 3 mujorin e parë që unë kam nxjerrë këto statistika nga dogana, kemi 9 milion në litra importi dhe 6 milionë litra prodhim vendas. Për sivjet më  2023 janë rritur 30 % importi dhe 11 % jemi rritur ne. Ne nuk u rritem se u rrit prodhimi, por sepse ka ardhur turizmi para kohe këtu në Shqipëri”, tha Begeja.

Sipas Kryetarit të  Shoqatës së Prodhuesve së Birrës Artizanale, Xhimi Begeja nuk është normale që në Shqipëri akciza e birrës të shkojë 34%, ndërkohë që në Gjermani dhe në Evropë është nga 0.1% deri në 0.5%.

Begeja propozon një reformë për tokën buqjqësore, ndërsa thekson se është më mirë që produktet për prodhimin e birrës t’ia blejë fshatarit këtu në Shqipëri, sesa t’i blejë në vendet e tjera.

“Do ju kërkoj ndjesë, sepse nuk ka lidhje me dikasterin tuaj, por ka lidhje me një gjë tjetër që unë kam qejf ta parashtroj këtu. Unë do ta lidh këtë gjë që kjo birrë që prodhohet këtu. Elbi që dëgjohet në televizor se prodhohet vetëm për kafshët, dhe për birrën siç prodhohet në gjithë Evropën nëpër fushat e Gjermanisë janë të mbjellë me elb për prodhimin e birrës nuk ka mundësi që Ministria e Bujqësisë… ?! Ne kemi qenë largpamës, para 20 vjetëve kemi bërë një malteri, kemi investuar 5 milionë euro dhe njëri nga ata investitorët plasi nga marrëzi, vdiq I shkreti vetëm e vetëm se nuk arritën që në plan biznesin e tij të kuptonte si ka mundësi që fshatari I ndershëm që punonte tokën që na jep vezën, qumështin, mishin, drithin, na jep çdo gjë dhe katundari që rri te kafja që ka tokën në mes të parcelës së atij, nuk ja jep tokën që ja jep ai edhe të mos bëhet një reformë për tokën që ta detyrojmë ne atë katundar për mos me ja dhënë fshatarit të ndershëm për të punuar tokën e tij. Një rresht është, qeveria me një rresht na dha këtë. Unë kam ardhur të them që ne duhet të jemi të ndershëm se I paguajmë taksa kësaj qeverie.

5 mijë metra hektarë tokë duhen. Bujqësia ka dy gjera, ka sipërfaqe të madhe dhe mekanizim. Unë do tja ble malton jo me 900 euro sac e marr në Ceki, por do tja marr 500-600 euro fshatarit tim këtu, se kështu zhvillohet ekonomia. Më vjen keq edhe me këtë akcizën, 34% ka shkuar akciza, kur Gjermania dhe gjitha Evropa e kanë 0.1, 0.2, 0.4, 0.5, po 35 % ku shkon?”, tha Xhimi Begeja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.