AKTUALITET

“Rama merr borxh për të larë borxhet”/ Ilir Meta: Rilindas të pa shpirt që i vjedhin bukën jetimëve

18:28 - 12.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalimit të tij në protestën e opozitës së bashkuar tha se këtë tokë të bekuar do t’ia dorëzojmë të rinjve shqiptarë.




Meta kujtoi edhe marrëveshjen e Partinë Demokratike, për të dhënë se së bashku do ti japin fuqinë shqiptarëve përmes referendumit.

Pjesë nga fjala e Metës

Në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot, është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte, sepse ky merr borxhe për të shlyer borxhe, që ky të fluturojë në luks dhe shqiptarët të zhyten në mjerim. Qeveria e kapur për gryke nga oligarkëtdhr mafia po bën gjithshka që të asgjesojë prodhimin vendas me taksa të reja dhe akciza të jashtëzakonshme dhe po godet pa mëshirë shtresën e mesme, që ti dobësojë e ti detyrojë të largohen nga vendi.

Ky merr borxhe për të larë borxhet dhe ky të fluturojë në luks dhe shqiptarët të zhyten në mjerim. Ai po godet pa mëshirë shtresën e mesme që t’i largojë nga vendi dhe t’i dobësojë. Akti me i fundit nuk kurseu as profesioniet e lira. Të gjithë peshën e krizës kjo qeveri ia ka faturuar popullit pasi vetë po vjedh miliona euro për një incenerator që nuk ekziston. Këta rilindas janë kaq të pashpirt sa siç e dini arritën të vjedhin edhe bukën e jetimëve. Ajo mbron të fortët, mafiozët dhe oligarkët, fjala juaj është ligj, mision, është e vërteta e popullit. Së bashku me PD kemi firmosur një marrëveshje historike për t’iu dhënë shqiptarëve fuqinë një herë e përgjithmonë. Përpara për të shpëtuar flamurin tonë kombëtar. Askujt veç të rinjve dhe të rejave tona patriote.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.