AKTUALITET

Ja çfarë i kishte premtuar ai IT-së që e pushoi nga puna/ U qëllua disa herë me thikë, zbardhet dëshmia e Kryetarit të Bashkisë së Divjakës!

09:19 - 15.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tri ditë pas plagosjes me thikë, kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka sqaruar para hetuesve se si ndodhi ngjarja në hyrje të institucionit që drejton prej vitit 2019.




Ndërsa ndodhet i shtruar pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet, Kokoneshi ka deklaruar se pushimi nga puna i autorit të dyshuar të ngjarjes, Orgest Xhelili është bërë shkak për konfliktet e vazhdueshme midis tyre. Si Kokoneshi ashtu edhe shoferi i tij kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur në momentin kur kryebashkiaku po shkonte si zakonisht për në zyrën e tij në institucionin e Bashkisë.

Në këto momente, Xhelili i ka dalë përpara kreut të Bashkisë, duke e sharë dhe ofenduar për largimin nga puna. Pas këtij momenti, ai e ka qëlluar me thikë. Ka qenë ndërhyrja e shoferit që ka bërë të mundur që Kokoneshi t’i shpëtonte goditjeve të tjera me thikë. Si Kokoneshi ashtu edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Bullari ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Lushnjës dhe mësohet se e ka kaluar gjendjen e rrezikut, ndërsa mbeti i plagosur më rëndë nga goditjet me thikë.

SI NISI KONFLIKTI

Ndërsa në zonën e Divjakës inxhinierët e IT-së thuajse mungojnë, prej 1 viti e gjysmë sipas burimeve, kryebashkiaku kishte shkarkuar nga detyra 46-vjeçarin. Kjo kishte bërë që midis tij dhe Kokoneshit të kishte konflikte të vazhdueshme, derisa ka kulmuar mëngjesin e së premtes me plagosje me thikë të drejtuesit të institucionit vendor. Gjatë gjithë kësaj kohe, ka pasur debate të vazhdueshme midis tyre, ndërsa Kokoneshi mësohet se i kishte premtuar 46-vjeçarit rikthimin në detyrë.

XHELILI PRANON KRIMIN

Gjykata e Lushnjës pritet të japë këtë të martë masën e sigurisë ndaj 46-vjeçarit, Orgest Xhelili. Seanca ishte parashikuar për të hënën, por ajo u shty për ditën e sotme për shkak se nuk kishte avokat mbrojtës dhe për të do të caktohet një avokat nga shteti. Mësohet se Xhelili e ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë së kryetarit të Bashkisë dhe shoferit të tij. Gjithashtu, mësohet Orgest Xhelili ka deklaruar se pushimi nga puna si inxhinier në Bashkinë e Divjakës, ka qenë pikënisja e konfliktit.

NGJARJA

Ka qenë ora rreth 09:30, kur kryebashkiaku Kokoneshi po shkonte me makinë drejt zyrës së tij në Bashkinë e Divjakës, ndërsa atje është pritur nga 45-vjeçari, Orges Xhelili. Sapo Kokoneshi ka zbritur nga mjeti, kanë nisur debatet midis tyre dhe pas e ka qëlluar atë disa herë me thikë në pjesën e shpinës. Kryebashkiaku ka marrë të paktën katër plagë, të cilat fatmirësisht nuk i rrezikojnë jetën. Ndërsa ka hyrë për t’i ndarë, me thikë është sulmuar edhe shoferi i kreut t Bashkisë së Divjakës, i cili ka marrë disa plagë në pjesën e barkut. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e dyshuar.

“Rreth orës 09:30, në afërsi të Bashkisë Divjakë, shtetasi Orges Xhelili, 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin Fredi Kokoneshi, me detyrë kryetar i Bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin Gazmend Bullari, 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë. Falë veprimeve të shpejta operacionale të Shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi Orges Xhelili, si autor i dyshuar i plagosjes. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier”, sqaroi Policia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.