AKTUALITET

U konfliktua fizikisht me një tjetër person, vritet me thikë shqiptari në Zvicër!

18:55 - 19.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në rrugët e Bière të Zvicrës mbrëmjen e së dielës, pas një sherri gjatë së cilës u godit për vdekje me thikë, njofton Policia e Kantonit të Vaud. Personi ishte shtrirë pa reaguar dhe kishte humbur shumë gjak – mjekët e ndihmës mjekësore nuk ishin në gjendje ta ringjallnin atë. Viktima është një kosovar 28-vjeçar pa vendbanim të njohur në Zvicër.




Menjëherë është arrestuar një person, një 55-vjeçar kosovar, me të cilin viktima ishte një sherr pak më parë. Elementet e para të mbledhura tregojnë se dy personat njiheshin me njëri-tjetrin, specifikon xhandarmëria. Për këtë çështje është hapur një hetim.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.