BLUETOOTH

E mbajti të fshehtë prej kohësh, zbulohet i dashuri i ish-banores së “Big Brother VIP”

14:45 - 23.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Mikela Pupa prej kohësh ka konfirmuar që është në një romancë dashurie.




Ndonëse është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj, Mikela shpesh herë ka treguar që jetën sentimentale dëshiron ta lëjë jashta kamerave, duke mos e bërë publike as imazhin e njeriut të zemrës.

Së fundmi ish-banorja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një ndër ta e pyeti se përse nuk e nxjerr në foto të dashuin e saj, ndërsa Mikela publikoi një foto duke u përqafuar me ‘shpirtin e saj binjak’, por duke e fshehur imazhin e tij teksa krahas saj shkroi: “Se ma merrni mësysh”.

Megjithëse ajo nuk e ka bërë publike imazhin e të dashurit, fansat e saj e kanë gjetur atë.

Së fundmi ish-banorja ka publikuar disa foto nga ditëlindja e saj me njeriun e zemrën por duke i fshehur imazhin, ndërsa fansat kanë zbuluar një foto të tij i cili kishte veshur të njëjtat rroba dhe aksesorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.