AKTUALITET

“‘Kushtetuesja’ është kthyer në aneks të PS”- Berisha: Duhet hetim nëse gjyqtarët kanë marrë ndonjë apartament në “Dubai City” të Edi Ramës. “Butrinti” do të bëhet çështje botërore

12:55 - 23.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se Gjykata Kushtetuese është kthyer në një aneks të Partisë Socialiste.




 

Komentet Berisha i bëri gjatë një deklarate për mediat, ku tha se duhet hetim për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, nëse kanë marrë ndonjë apartament në “Dubai City”.

Ai foli edhe për çështjen e Butrintit, që pritet të gjykohet në “Kushtetuese” dhe shtoi se gjyqtarët po përpiqen ta kalojnë këtë çështje. Berisha paralajmëroi gjithashtu se “Butrinti” do të bëhet çështje ndërkombëtare.

“Janë përdorur të gjitha teknikat për të manipuluar zgjedhjet. Këto video i ka parë KAS dhe i ka quajtur normale. A mund të imagjinoni ju një institucion, kam konstatuar që armiqtë më të këqij të ligjit, janë juristët e korruptuar. Ligji nuk ka armik më të egër se gjykatësin e korruptuar. Mbi 70-80 % e qendrave në mbarë Shqipërinë kanë qenë të këtij karakteri, të këtij kaosi.

Punonjësit e pajisjes së identifikimit kanë luajtur rolin e xhandarit dhe ku ka pasur votim elektronik, kanë votuar për qytetarët. Këto zgjedhje janë dëshmia më flagrante e domosdoshmërisë jetike për tu ngritur shqiptarët në protestë dhe për të rikthyer votën e lirë. GJK është kthyer në një aneks të PS-së, ka marrë vendimet më anti-kushtetuese dhe ka shkelmuar në mënyrë të tmerrshme interesin publik.

Duhet bërë ndonjë hetim nëse ata gjykatës kanë marrë ndodnjë apartament në Dubai City të Edi Ramës. Të miratosh një marrëveshje që shkel marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, të përdorësh klauzolën e kushtetutës që thotë se marrëveshja shqyrtohet para se të votohet në Parlament, është një spekulim. Marrëveshja thotë ligj, aq më tepër kur kjo marrëveshje është në kundërshtim me MSA. Ne do ta çojmë në Stransburg marrëveshjen.

Po përpiqen ta kalojnë çështjen e Butrintit, ajo do të bëhet çështje botërore, ndërkombëtare dhe nuk do të pranohet kurrë një vendim i korruptuar i kësaj Gjykate. Është gjithçka në konflikt interesi. Është një nga megaaferat më të mëdha dhe shkatërrimi i Parkut të Butrintit”, është shprehur Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.