BLUETOOTH

Pas shumë zërave, Olsi Bylyku dhe Egli Tako konfirmojnë ndarjen e tyre

09:52 - 23.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Olsi Bylyku dhe Egli Tako po përfliten prej disa javësh tashmë se i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.Deri më tani gjithçka që i lidhte Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike ishte një “follow” në rrjetet e tyre sociale por tani jo më. Dyshja duket se tashmë e kanë konfirmuar në heshtje ndarjen e tyre.




 

Dyshimet se ata i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre u shtuan kur aktori i humorit u shfaq i vetëm në dasmën e Elgit Dodës dhe Klea Hutës pasi dyshja shiheshin krahë njëri-tjetrit në çdo event. Gjithashtu, në postimet e tij në “InstaStory”, këngëtari ka publikuar momente gazmore gjatë dasmës me miqtë e tij.

Ndërsa, Egli vendosi të reagonte disa javë më parë nëpërmjet një deklarate të gjatë në InstaStory, ku nuk dha asnjë infromacion se çfarë ka ndodhur mes saj dhe Olsit, por iu drejtua ashpër portaleve ndaj lajmeve që kanë cënuar familjen e saj. (Kliko këtu)

Gjithashtu në rrjet u përfol se nëna e Olsit ishte ‘molla e sherrit’ mes tij dhe këngëtares, madje disa kohë më parë ato nuk ndiqeshin më në Instagram.

      


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.