BLUETOOTH

Fotot nga paparazzi/ Timo Flloko nuk njeh moshë dhe “sfidon” të rinjtë! Aktori shfaqet sportiv në rrugët e “Bllokut”

12:58 - 22.10.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Timo Flloko është ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Emri i tij është i skalitur në murin e yjeve të kinematografisë shqiptare. Por, veç emrit të tij të madh në skenë, mjaft ka për t’u diskutuar edhe teksa e shohim në të përditshmen e tij.




timo flloko6

Ndonëse te të 75-tat e tij, aktori i mirënjohur shfaqet në Tiranë me një “look” djaloshar. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë ditët e fundit, në zonën e “Bllokut”, ku u shfaq me xhinse të grisura dhe një “T-shirt” sportive.

 

timo flloko4

Me kapele dhe syze dielli, Timo lehtësisht ia kalonte në stil edhe brezit të ri. Shpesh kemi mundur të shkëpusim pamje nga e përditshmja e tij, ku preferon të qëndrojë sportiv, duke sfiduar moshën dhe brezin e tij. Prej vitesh, Flloko ka preferuar që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave, duke shijuar angazhimet e tij disi më i tërhequr.

timo flloko5

Megjithatë, kjo verë e riktheu edhe njëherë për publikun, ku edhe mblodhi yjet në Butrint. Linda Flloko, vajza e vetme e Timo Fllokos dhe Vera Grabockës, ndonëse gjithnjë ka zgjedhur të rrijë larg vëmendjes mediatike dhe ekranit, nuk kishte si të mungonte në qytetin antik të Butrintit, në një natë magjike dedikuar të atit.

timo flloko1

Për javë më pas, u komentua dhe u shkruajt shumë për natën magjike në Butrint, ku veç muzikës së mirë, të ftuarit patën mundësinë të shihnin nga afër artistin, i cili interpretonte poezitë e tij.

timo flloko3timo flloko2timo flloko


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.