BLUETOOTH

Publikohet libri i ‘skandaleve’, Britney Spears: Janë kujtimet e mia më të shitura (VIDEO)

13:03 - 25.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Britney Spears publikoi librin e saj të ri, ‘The Woman In Me’, duke i bërë “kujtimet më të shitura të të famshmëve në histori” dhe shkoi në Instagram të martën (24 tetor) për të ndarë lajmin.




Këngëtarja 41-vjeçare – e cila publikoi zyrtarisht kujtimet e shumëpritura edhe të martën – e ndau lajmin me 42.3 milionë fansat dhe ndjekësit e saj, duke shkruar: “Po ndodh!!! Libri im janë kujtimet më të shitura të të famshmëve në histori dhe është vetëm dita 1!!! Faleminderit fansave qe me mbeshteten kaq shume!!! Ju dua të gjithëve!!! #GruajaUnë”.

Ajo ngarkoi gjithashtu një foto të kopertinës së librit ku shkruhej: “Historia ime. Me kushtet e mia. Më në fund”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Maria River Red (@britneyspears)

Një version i librit audio, i transmetuar nga aktorja e nominuar për Oscar, Michelle Williams, është publikuar gjithashtu.

Spears regjistroi një pjesë të vogël të librit dhe u përmbajt nga rrëfimi i kapitujve për familjen e saj sepse përmbajtja ishte “shumë e dhimbshme për t’u ritreguar”, raportoi së fundmi TMZ në fillim të këtij muaji.

Në kujtimet e saj, ylli i muzikës ‘POP’, flet për kujdestarinë e saj 13-vjeçare, marrëdhënien e saj me familjen e saj, si dhe famën dhe martesat e saj me Kevin Federline dhe Sam Asghari.

Shikoni videon


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.