BLUETOOTH

Reperi i njohur shkon në Hagë dhe takohet me krerët e UÇK: Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë

08:31 - 18.11.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka vizituar në Hagë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.




Në një postim në rrjetet sociale ai ka publikuar një foto para Gjykatës Speciale, teksa në mbishkrimin e bërë shprehet se krerët e UÇK-së që dikur morën armët për të çliruar Kosovën, sot po e paguajnë shtrenjtë çmimin e lirisë.

“Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes. Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme.

Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën , po rrinë në burg . Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë . E dhimbshme , e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së . Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë. Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.

Të fala keni të gjithë ! Zoti iu dhashtë shëndet e forcë ta mbroni këtë rrugëtim të lirisë të shtetit tonë Kosovë”, shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.