BLUETOOTH

“Kam kaluar në depresion!”- Françeska rrëfen vështirësitë pas lindjes së djalit: Kisha një kohë të vështirë dhe me bashkëshortin

12:09 - 22.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorja e BBV, Françeska Murati ka treguar se ka kaluar një periudhë depresioni, pasi kishte sjellë në jetë djalin e saj.




Gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin, konkurrentja u shpreh se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe në marrëdhënien me bashkëshortin e saj, pasi sipas Françeskës ka pasur një barrierë të madhe nga ajo që po kalonte, por tani është e ka kaluar depresionin.

“Unë para se të hyja në ‘Big Brother’ kam pas kaluar një periudhë shumë të vështirë mbas lindjes së Charlit se kalova në depresion pas lindjes. E kam pasur pak të vështirë në marrëdhënie me bashkëshortin se kam qenë shumë e ftohtë, nuk kam qenë vetja ime.

Dhe është shumë e çuditshme se si ndikon në natyrën tënde bërja mami. Ka qenë shumë e vështirë në marrëdhënien me bashkëshortin se kisha një barrierë shumë të madhe nga ajo që po kaloja. Tani e kam kaluar”, tregoi Françeska.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.