BLUETOOTH

Vipat në tapetin e kuq/ Ledri zgjedh të mos shoqërojë Sarën, Romeo vjen me Donaldin dhe Borën, kush ishin personazhet që u shfaqën pa partnerët

13:36 - 14.10.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga ballina e Pallatit të Kongreseve, personazhet e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ parakaluan në tapetin e kuq mbrëmjen e 9 Tetorit, kur po mbahej edhe premiera e filmit.




Një nga gjërat që tërhoqi vëmendjen e medias rozë, ishte prezenca e Sara Hoxhës vetëm në tapetin e kuq. Dhe rrjetet sociale po “ziejnë” nga thashethemet se mes Sarës dhe Ledri Vulës ka një krizë në marrëdhënie, ndaj këngëtari nuk ishte krah partneres në një ditë kaq të rëndësishme. E teksa hedhim një sy në rrjetet sociale, Ledri nuk ka bërë asnjë postim suportues për partneren e tij.

 

Sara hoxha 1

Dhe pse në rrjetet sociale po qarkullon lajmi se mes çiftit ka një krizë, as Ledri dhe as Sara nuk kanë reaguar ende. Gjatë natës së premierës, Ledri ka qenë në shtëpinë e tij, duke treguar se në fakt ai nuk ka pasur asnjë angazhim, por ka zgjedhur të mos jetë përkrah partneres mbrëmjen e filmit. Nga ana tjetër, vetëm u shfaq edhe Olta Gixhari.

Olta gixhari

Ashtu si vetë aktorja protagoniste e filmit u shpreh, partneri i saj nuk preferon të jetë në qendër të vëmendjes, ndaj edhe në këtë rast ka qenë një zgjedhje e të dyve që Olta të jetë e vetme në këtë event.

Një tjetër bukuroshe e skenës që u shfaq e vetme ishte edhe Jori Delli. Prej pak kohësh, ajo ka rinisur lidhjen e saj me Fred De Palma. Megjithatë, reperi italian ka preferuar që mos të jetë i pranishëm në këtë natë.

Beniada Jori

Jori-Beniada

Po e vetme mbërriti në premierë edhe Dea Mishel.

dEA MISHEL

Sara - Olta - Dea

Qëkur ka mbyllur eksperiencën e saj në “Big Brother”, ishbanorja ka bërë me dije se është “single”, ndaj edhe në natën e filmit, ajo zgjodhi të vinte krejt e vetme. Vetëm ishte edhe Beniada Nishani.

Prej pak javësh, ajo i ka dhënë fund lidhjes së saj me partnerin, duke u rikthyer sërish në sytë e publikut si një nga vajzat më sharmante “single”.

Beniadaa

Ndërkohë që mes dhjetëra vajzave që mbërritën vetëm në këtë event, na zuri syri edhe meshkuj që ishin vetëm. Prej tyre vlen të përmendet Romeo Veshaj. Aktori i humorit zgjodhi të shoqërohej nga i vëllai i tij, Donaldi dhe Bora Zemani.

Bora Donaldi

Ndërkaq, një tjetër emër që na tërhoqi vëmendjen për faktin se ishte vetëm, ishte edhe Elgit Doda. Kantautori ishte pjesë e premierës së filmit, vetëm se përkrah tij nuk ishte bashkëshortja e tij, Klea Huta.

Donaldi Elgiti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.