BLUETOOTH

“Ajo do ribashkohet me djalin e saj”/ Nicolas Cage i thotë lamtumirë ish-bashkëshortes së tij, Lisa Marie Presley

13:31 - 14.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmi për ndarjen nga jeta të Lisa Marie Presley, vajzës së vetme të Elvis Presley, u bë i njohur dje dhe përhapi trishtim tek të afërmit dhe fansat e saj.




Mes tyre edhe aktori Nicolas Cage, i cili ishte i martuar me të nga viti 2002 deri në vitin 2004.

Madje, ai ka shprehur ngushëllimet e tij në një deklaratë për Hollywood Reporter.

“Është shkatërruese. Lisa kishte buzëqeshjen më të madhe nga kushdo që kam takuar ndonjëherë. Ndriçoi çdo dhomë dhe unë jam zemërthyer”, tha aktori i njohur.

Në të njëjtën kohë, ai iu referua djalit të këngëtares Benjamin, i cili kreu vetëvrasje në korrik 2020. “Gjej pak ngushëllim me shpresën se ajo do të ribashkohet me djalin e saj, Benjaminin”.

Lisa Marie Presley do të prehet në Graceland pranë djalit të saj të ndjerë Benjamin Keough, ka njoftuar një përfaqësues i familjes. Ajo ishte gjithashtu nënë e binjakëve Harper dhe Finley.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.