BLUETOOTH

Jennifer Lopez shfaqet e irrituar, u nxjerr gishtin e mesit paparacëve

13:39 - 23.10.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jennifer Lopez së fundmi u bë kryefjalë për një incident kontrovers të paparacëve.




Në një foto që ka qarkulluar në rrjetet sociale, JLo ka treguar pakënaqësinë e saj dhe ka shprehur irritim duke bërë një gjest të vrazhdë, konkretisht duke ngritur gishtin e mesit.

Ngjarja ndodhi teksa Lopez ishte me bashkëshortin e saj, Ben Affleck, në një vizitë në McDonald’s.

Edhe pse kamerat kapën momentin kur këngëtarja bëri gjestin e saj ndaj paparacëve, nuk dihet se çfarë e nxiti reagimin e saj.

Ngjarja ka shkaktuar shumë opinione dhe reagime në rrjetet sociale dhe media. Disa e mbështesin këngëtaren e njohur për mbrojtjen e privatësisë së saj, ndërsa të tjerë e kritikojnë gjestin e saj të vrazhdë, por ajo që shumë thonë është se të famshmit janë njerëz të vërtetë dhe kanë të drejtën e privatësisë së tyre dhe të shprehin ndjenjat e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.